E ardhmja e Luis Muriel është gjithmonë e më pranë Lazios.
Pavarësisht interesimit të klubeve nga Anglia si Swansea, Leicester e West Ham, lojtari i Sampdorias ka vendosur të qëndrojë në Serie A, me bardhekaltërit që duket destinacioni më i preferuar i 26-vjeçarit. Pre kohësh presidentet e të dy klubeve, Ferrero e Lotito janë në bisedime për finalizimin e transferimit të Kolumbianit.
Ditë vendimtare për të ardhmen e Gabriel Paletta te Milani.
Sipas mediave italiane, agjeti i lojtarit ka zbarkuar në Itali për të diskutuar me drejtuesit kuqezi për 31-vjeçarin. Mes palëve është planifikuar një takim ditën e Enjte. Pas ardhjes së Musacchio, mbrojtësi italo-argjentias pritet të ndryshojë ekip, pasi vështirë se do të ketë në dispozicion minutat e dëshiruara.
Lorenzo Insigne dëshiron të fitojë një trofe të rëndësishëm sezonin e ardhshëm me Napolin.
Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, sulmuesi deklaroi se objektivi kryesor do të jetë shpallja kampion i Italisë, duke mos bërë gabimet e këtij sezoni. Përsa i përket rinovimit të kontratës, italiani u shpreh i lumtur, pasi kjo ishte ajo çfarë dëshironte më së shumti.
Francesco Totti vazhdon të mbajë të fshehtë të ardhmen e tij.
Pasi u tërhoq nga Roma, legjenda e verdhekuqve nuk shuan dyshimet nëse do të vazhdojë të luajë në një tjetër klub, apo do të marrë një rol drejtuesi. 40-vjeçari pohon me shaka se lajmet për të ardhmen e tij mund të merren vesh edhe pas 2 vitesh, pasi për momentin mendon vetëm për pushimet me familjen e tij.