Maqedoni, dënime prej 200 deri 500 euro për prishësit e rendit në natën e ndërrimit të moteve

0
235

Ministria për Punë të Brenddshme në Maqedoni ka publikuar një informacion me vlerë për qytetarët, sa i përket festave të fundvitit dhe natës së ndërrimit të moteve.

”Bëjmë thirrje deri tek qytetarët që mos plasin lëndë piroteknike gjatë festave të vitit të ri. Gjithashtu apelojmë që mos përdoren armë zjarri” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas ligjit, dënimet për përdorje të mjeteve piroteknike dhe mjeteve plasëse janë të larta dhe do të arrijnë vlerën prej 200 deri në 500 euro, në kundërvlerë të denarit.

Ata që do të organizojnë krisje të mjeteve piroteknike apo fishekzjarre në masë, duhet të marrin masat e sigurisë paraprakisht dhe policia është në disponim të tyre për të këshilluar. Të njejtët do të dënohen për mos-pasje të sigurisë.

SHARE