Reshjet e borës krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor, ja akset ku lëvizet me zinxhir

0
229

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë reshje bore dhe ngrica në disa zona të vendit, duke shkaktuar probleme me qarkullimin rrugor.

Reshjet e dëborës krijuan mbrëmjen e kaluar vështirësi lëvizje në Qafën e Llogarasë, ndërsa mëngjesin e sotëm probleme janë shfaqur edhe në aksin Qafë Kashar-Rinas.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë së mirëmbajtjes ndërhynë duke garantuar zhbllokimin e aksit.

Kalimi aktualisht vazhdon normalisht ndërsa është me rëndësi lëvizja e kujdesshme e mjeteve dhe përdorimi i zinxhirëve.

Ja situata e kalueshmerisë në akset kombëtare deri tani, ora 14:00

 

Informacioni Per Situaten Ne Akset Kombetare Date 19.12.2017 Ora 12.00

SHARE