Era Rusi tregon prapaskenat e “Kënga Magjike”: Një këngëtar nuk më ka folur për dy vite se nuk i dhashë pikë

0
185

Sapo ka përfunduar edicioni i 19 i festivalit “Kënga Magjike” e edhe këtë vit pati përplasje mes artistësh për çështje pikësh. Era Rusi e ftuar në emisionin “Thumb” edhe pse këtë vit nuk ka qenë pjesëmarrëse në festival, ka treguar se pikërisht për ndarjen e pikëve që bëhet në “Kënga mAgjike” një koleg i saji nuk i ka folu për një kohë të gjatë.

“Në kaq vite në “Kënga Magjike” unë nuk i kam parë kurrë pikët apo e sata jam klasifikuar. Një X këngëtar nuk më foli dy vite.

Për çështje pikësh, se nuk i kisha dhënë pikë në “Kënga Magjike”. Atë vit këngëtarët BIG nuk kishin këngë të mira dhe këngëtarët e rinj kishin super materiale. Edhe ne kemi qenë dikur të rinj dhe ankoheshim për ata që nuk na jepnin mundësinë. Si u pajtuam? Erdhi prapë Kënga Magjike.”,- rrëfen Era duke treguar se ato që fliten lart e poshtë mesa duket janë të vërteta. Për çështje pikësh ndodh edhe kështu, të mbash mëri për 2 vite.

Pjesa 3 Thumb 13

Era Rusi ka folur kete here per jeten e saj personale. Perse nuk ka nje te dashur Era? Kush eshte kengetari qe nuk i ka folur per 2 vite sepse nuk i dha pike ne "Kenga Magjike". Era Rusi paska rrahur dhe ish-te dashurin! Eh, cfare nuk ka rrefyer kjo vajze… Shihni videon me mire 😛

Posted by Blitz.al on Samstag, 16. Dezember 2017

SHARE