Në Itali ajri “pushtohet” nga era e drogës shqiptare

0
234

Policia italiane në Ferrara ka djegur këtë të enjte përmes një inceneratori një sasi prej 2 tonësh drogë e ardhur nga Vlora dhe e sekuestruar tetorin e viti të kaluar.
100 pako në total me marijuanë dhe hashash janë djegur pasi policia nuk kishte një ambient të posaçëm e kësisoj ka vendosur që drogën ta çojë për djegie në një incenerator që prodhon energji.

Nga ana tjetër, personi i cili u arrestua teksa po sillte drogën në Itali është një qytetar vlonjat, i moshës 19 vjeçare. Media italiane shkruan se vlonjati ka “kyçur gojën” dhe nuk flet për personat që i kanë dhënë drogën dhe e kanë instruktuar për transportin.

Media italian shton se Rrapaj mund të jetë pjesë e një organizate të madh, por ende hetimet nuk kanë zbuluar krerët e strukturës kriminale.

SHARE