Kjo është modelja shqiptare që ngjanë me Gigi Hadid

0
260

Përmes një fotografie, s’mund të vëresh dallim. Fytyrat e tyre shkrihen në një për nga tiparet pothuajse identike.
Modelja shqiptare Xhesika Berberi, ka ngjashmëri të hatashme me modelen e famshme të Victoria’s Angels, Gigi Hadid.

Dy bukuroshet janë bionde dhe kanë një bukuri të jashtëzakonshme natyrale.

Në setin e fundit fotografik me fotografin shqiptar Endrit Mertiri, bukuroshja Berberi, duket si një engjëll i vërtetë, ndërsa ngjashmëria me Hadid është e padiskutueshme.

Më shumë ngjanë Xhesika me Gigi’n se sa Gigi me motrën e saj Bella Hadid, e cila po ashtu është ndër modelet më të njohura të kohës sonë, e cila përkundër biondes Gigi, është brune.

 

SHARE