Meghan vazhdon të thyej rregullat

0
159

Një muaj pasi babai i Meghan Markle tha se ai do të donte të shoqëronte vajzën e tij në altar, thuhet se aktorja 36-vjeçare ka të tjera plane për ditën e saj të madhe. Pas fejesë së saj me Princ Harryn,

Thomas Markle, i cili jeton ën Meksikë, tha se do të donte shumë që ai të merte pjesë në dasmën mbretërore më 19 maj në Windsor Castle.

Megjithatë, sipas “E! News”, Meghan i ka kërkuar nënës së saj që ta shoqërojë atë në vend të babait.

Kjo lëvizje do të ishte një tjetër thyrje e traditës nga Markle, pasi nuset zakonisht shoqërohen në altar nga baballarët e tyre dhe jo nga mamatë. Por zgjedhja e saj nuk na ka habitur, pasi ajo ka folur edhe më parë për dashurinë dhe respektin që kishte për mamanë e saj, e cila u divorcua nga babai i Meghan kur ajo ishte vetëm 6-vjeçe.

Ne ja kalojmë kaq mirë me njëra-tjetrën, dhe unë gjithmonë gjej kaq shumë mbështetje tek ajo. Ajo është më shumë si shoqe e më pas si mama” është shprehur Meghan më parë..

SHARE