Paralajmërimi i fortë i policisë italiane për këto hajduta

0
183

“Shikoji me kujdes këto fytyra, mbajini mend këta hajdutë”. Koleneli Oreste Liporace, komandanti i karabinierisë së Padovas, ka folur me ton të vendosur ndërkohë që në duar tundte një fletë të bardhë.

Në atë letër ishin shtypur fotografitë e tetë burrave të arrestuar në zonën e Padovës muajt e fundit, që nga tetori deri për Krishtlindje.

“Ata janë arrestuar nga karabinierët si autorë të vjedhjeve nëpër banesa”, nënvizoi Liporace. “Kur të lirohen, mund të rifillojnë veprimtarinë e tyre të paligjshme. Janë shqiptarë etnikë ose i përkasin familjeve cigane apo endacake. Ata i bëjnë planet e tyre herët pasditeve dhe pastaj fillojnë punë mbrëmjeve.

Komandanti i Policisë së krahinës foli pasi ilustroi një material ku qenë radhitur 22 këshilla sesi të mbrojmë veten nga grabitjet në shtëpi dhe në garazhe.

Pas valës së arrestimeve muajt e fundit, fenomeni i vjedhjejeve është ulur javët e fundit, por karabinierët parashikojnë se shumë grupe do të kthehen në veprim në ditët në vijim dhe kur shumë punonjës do të kthehen në zyra pas festave të Krishtldinejev dhe shtëpitë do të jenë bosh.

SHARE