Amantia sjell “Kallu”

0
363

Këngëtarja Amantia Miku ka publikuar projektin e saj të ri.

Projekti me titull ‘Kallu’ është klipi i realizuar nga ‘Imagine’, kurse për muzikën dhe tesktin është përkujdesur K-Master.

Vite më parë Amantian e kemi parë në bashkëpunim me Hekuran Krasniqin, gjegjësisht në këngën ‘Shih shih’, kurse tani këngëtarja ka vendosur të kthehet me një projekt solo.

Këngëtarja është pjesë e kompanisë muzikore dhe menagjuese “Hokus Pokus” nga Prishtina me producentë Kushtrim Berishën dhe Nestor Tunaj (K-Master dhe Strike Beatz).

Amantia është artistja e re që prezantohet në këtë kompani, drejtuesit e së cilës premtojnë që do të sjellin edhe projekte të tjera nga emra të rinj

SHARE