Tragjike në Kuçovë, e reja i jep fund jetës me helm

0
216

Një vajzë 22 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Burime nga policia kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Vodëz Kuçovë dhe viktima është identifikuar si e reja me iniciale I. Ç.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 05.01.2018, në fshatin Vodëz Kuçovë, në banesën e saj, në kushtet depresionit, është vetëhelmuar me fotoksinë dhe rrugës për në spitalin e Beratit, ka vdekur shtetësia I. Ç., vjec 22.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për hetime të mëtejshme.

SHARE