Aktorja turke suprizon fansat: Largohet nga aktrimi për…?

0
327

Elcin Sangu është një aktoret më të kërkuara në Turqi. Së fundmi, aktorja e njohur si Defne nga “Dashuri me Qira” u vlerësua si “Aktorja më e mirë ndërkombëtare” në Festivalin e Dubait. Megjithatë, një tjetër lajm ka suprizuar të gjithë fansat e aktores.

Besojmë se e mbani mend duetin e këngës së Elcin dhe Baris në filmin “Kohë për lumturi”. (Nëse jo, klikoni këtu për ta parë)

Ka qenë pikërisht ky projekt i cili e ka frymëzuar aktoren flokëkuqe për tu marrë seriozisht me muzikë. Sipas gecce.com, Sangu pritet të vijë së shpejti me një album muzikor. Të jetë kjo një largim nga aktrimi?

Me siguri që jo! Elcin pranoi të luante në një serial online me 10 episode në rolin e një vampireje.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese aktores së talentuar dhe të presim që projektet e saj të jetë gati për publikun e gjërë.

SHARE