Turqia vendos rekord për burgosje gazetarësh

0
171

Gjykatat turke ishin shumë të zëna ditën e Krishtlindjeve. 17 gazetarë dhe ekzekutivë të gazetës më të vjetër turke, Cumhuriyet, ishin në gjyq, të akuzuar për mbështetje të organizatave terroriste.

Gazetari kryesor investigativ Ahmet ??k, i cili është midis të akuzuarve, provoi të jepte një deklaratë mbrojtjeje dhe u përjashtua nga salla e gjyqit.

??k e denoncoi çështjen kundër Cumhuriyet si “një konspiracion i bazuar mbi gënjeshtra”.

Të nesërmen, në gjyq dolën përfaqësuesi i grupit të lirisë së shtypit “Reporterë pa kufi”, Erol Öndero?lu, dhe një numër akademikësh. Akuzat kundër tyre përfshijnë propagandën për një organizatë terroriste.

Që nga puçi i dështuar i vitit 2016, shoqëria civile në Turqi vazhdon të përballet me masat më të ashpra në historinë e vendit, nën një gjendje të jashtëzakonshme që është rinovuar pesë herë. Shumë thonë se është edhe më keq se shtypja pas puçit ushtraka të vitit 1980.

Sipas llogarive të fundit, nga organizata turke për lirinë e shtypit P24, 150 gazetarë janë në burg, më tepër se në çdo vend tjetër të botës.

Akuzat variojnë nga anëtarësi në një organizatë terroriste deri në përpjekje për përmbysjen e kushtetutës. E megjithatë nuk ka prova materiale kundër tyre për këto akuza të rënda, është gazetaria e tyre ajo që shihet si kriminale.

Pavarësisht presionit të madh, Cumhuriyet qëndron e fortë. Është e vetmja gazetë në Turqi që mori pjesë në investigimin e Paradise Papers për pasuritë offshore (rrjedhja e dytë më e madhe në botë e të dhënave), duke zbuluar se familja e kryeministrit turk kishte kompani të regjistruara në Maltë. Kryeministri dhe djemtë e tij e kanë paditur gazetën.

Në një proces tjetër, editori online i Cumhuriyet, O?uz Güven, përballet me akuzën e fyerjes së presidentit Erdogan. Si e fyeu? Gazeta e tij botoi një artikull argëtues që ishte publikuar në Washington Post më 2016, e cila shoqëronte liderët botërorë me qentë që iu ngjanin.

Erdogan krahasohej me një zagar të racës basset (shpërqendrohet lehtësisht nga aromat, iu leh të huajve, hundë që bie në sy”). Presidenti i Turqisë njihet për mungesën e humorit dhe është gati të padisë këdo që bën komente që e ofendojnë, madje tentoi të persekutonte edhe në Gjermani komedianin Jan Böhmermann për një poemë satirike.

Por në lojë është më tepër se egoja e brishtë e Erdoganit. Është një përpjekje e vazhdueshme, e llogaritur, për t’i mbyllur gojën lirisë së fjalës në Turqi.

Editori online i Cumhuriyet ndërkaq ishte akuzuar për propagandë terroriste dhe për publikim deklaratash të organizatave terroriste me postimin e një mesazhi në Twitter, duke u dënuar me tre vjet e një muaj në nëntor. Gazeta e Güven’s postoi në Twitter se një makinë “kishte palosur” një prokuror shteti gjatë një aksidenti rrugor.

Akuza shtesë për fyerjen e presidentit duket thjesht për hakmarrje në këto rrethana, por mesazhi është i qartë: qeveria do t’i përndjekë kritikët e saj edhe kur janë pas hekurave.

President Erdogan cilëson fajtor klerikun Fethullah Gülen, i cili jeton në SHBA, për puçin e vitit 2016. Refuzimi i SHBA për ekstradimin e Gülenit i ka ftohur marrëdhëniet midis dy vendeve.

Lëvizja Gülen dikur ka qenë aleate e Erdoganit dhe kishte influencë brenda e jashtë Turqisë gjatë qeverisë së tij. Ata u prishën katë vjet më parë pas një investigimi korrupsioni që çoi në dorëheqjen e tre ministrave dhe në të cilin ishte implikuar edhe vetë Erdogan, bashkë me disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë.

Ndonëse Erdogan ia doli ta mbyllte hetimin, për të cilin fajëson gjithasit Gülenistët, efektivisht ai u rihap në një gjykatë në New York në fund të vitit që shkoi në një proces mbi sanksionet mbi Iranin.

Reza Zarrab, një biznesmen prov qeverisë, i shndërruar në dëshmitar kyç, deklaroi se Erdogan, kur ishte kryeministër, miratoi shkeljen e sanksioneve. Procesi i ndrydhi edhe më tepër marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Turqi. Nuk është për t’u habitur që Erdogan e cilësoi atë si një komplot kundër tij.

Përndjekja e shtypit nga ana e Erdoganit është pjesë e spastrimit të shoqërisë civile, gjasme për të hequr qafe Gülenistët nga Turqia. Në fakt është përpjekje për të shtypur të gjithë opozitën kundër presidentit brenda vendit.

Midis të burgosurve janë politikanë dhe akademikë, bashkë me dhjetëra mijëra në sektorin publik. As korrespondentët e huaj nuk janë më të sigurt. Një reportere e Wall Street Journal, Ayla Albayrak, është dënuar për përfshirje në propagandë terroriste, ndërkohë që ka pasur arrestime edhe nga stafi i konsullatës amerikane.

Do të ishte një spektakël i frikshëm për t’u parë në çdo vend, por Turqia është anëtare e NATO-s dhe e Këshillit të Evropës. E megjithatë nuk ka pasur asnjë veprim efektiv ndërkombëtar kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe erozionit të pandalshëm të sundimit të ligjit atje.

Në dhjetor, grupe lider ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, përfshirë Komitetitn për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe PEN America, i bënë thirrje Bashkimit Evropiane të ishte më pak i ndrojtur përballë Turqisë.

Ndërsa disa vëzhgues kanë vënë re se mund të ketë shenja që Erdogan po humb terren, në veçanti pas dështimit për të fituar përkrahjen e tre qyteteve më të mëdhenj të Turqisë në referendumin e vitit që shkoi, sërish nuk ka shenja se represioni mbi popullin e tij do të pakësohet.

Turqia është shumë e rëndësishme nga ana strategjike e kulturore që komuniteti ndërkombëtar të rrijë e të bëjë sehir këtë sulm të poshtër mbi shoqërinë civile.

SHARE