Dy të vdekur , 13 të lënduar rëndë – bilanci i aksidenteve në rrethinën e Tetovës

0
235

Dy persona të vdekur, 13 të lënduar me lëndime të rënda si dhe 68 persona me lëndime më të lehta janë pasojat e gjithsej 80 aksidenteve me këmbësorë, që gjatë vitit 2017 kanë ndodhur në rajonin e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Në vitin 2016 në këtë rajon ka pasur katër këmbësorë të vdekur në aksidente, ndërsa numri i të lënduarve rëndë personave me lëndime trupore është në nivel përafërsisht të njëjtë.

Sipas të dhënave të Josifovskit, numri më i madh i aksidenteve të vitit të kaluar me pjesëmarrës-këmbësorë kanë qenë pasojë e shpejtësisë së papërshtatshme nga shoferët, respektivisht mosdhënie e përparësisë nga ana e tyre por edhe për shkak të moskujdesit të këmbësorëve.

Për përmirësimin e gjendjeve në këtë plan në rrethinën e Tetovës nga ana e SPB Tetovë vitin e kaluar janë zbatuar shtatë kontrolle aksionale në mesin e të cilëve kanë qenë këmbësorët, ndërsa janë organizuar edhe shtatë mësime për aksidente për këmbësorët-kundërvajtës

SHARE