Kënga “Moj Hatixhe N’shami T’kuqe” perlë e muzikës popullore

0
993

Kënga Moj Hatixhe N’shami T’kuqe një ndër këngët që ëshë konsideruar si perlë e këngës së mirëfilltë popullore, që ndër vite është përpunuar nga artistë këngëtarë të ndryshëm te estradës kombëtare shqiptare si Shyhrete Behluli, Shkëlzen Jetishi,Sinan Vllasaliu e të tjerë.

Së fundmi kjo këngë është kënduar, apo risjellë në versionin modern me instrumente moderne nga këngëtarja Vjollca Selimi .Ripërpunimin e kësaj kënge këngëtarja Vjollca Selimi në mënyrën më profesionale të mundshme e ka realizuar në bashkëpunim me produksionin muzikor “FrameProduction” në emisionin “Art Classic Show”.

 

Përndryshe kjo këngë e viteve 60/70 është një këngë e rrethit të Hasit që për herë të parë është kënduar nga këngëtarja Hamide Sadiku dhe është shoqëruar vetëm me def.

 

Që nga ajo kohë e deri më sot kjo perlë e muzikës popullore shqiptare me dhjetëra herë është përpunuar nga artistë gjegjësisht këngëtarë të ndryshëm të muzikës popullore shqiptare, karakteristik fakti që kjo këngë është përpunuar edhe në zhanrin e muzikës Hip Hop nga këngëtari i këtij zhanri Capital T dhe ka pasur mjaft sukses, që dëshmon qartë se këngët me vlera të mirëfillta artistike i rezistojnë kohës dhe nuk vdesin kurrë por ata trashëgohen apo dëgjohen ndër breza.

 

 

Kjo këngë si dhe shumë e shumë këngë të tjera të cilat janë punuar në mëmyrë shumë profesionale dhe kanë vlera artistike, sot këndohen edhe nga shumë të rinjë të cilët i pëlqejnë ato edhe pse kur këto këngë janë sjellë për herë të parë këto artistë të rinjë as që kishin ardhur në këtë botë, por vlerat e mirëfillta artistike që këto këngë ngërthejnë në vete bëjnë që të pëlqehen dhe këndohen edhe nga brezat e rinjë.

SHARE