Gjunjëzoi serbin në Beograd, kikboksieri shqiptar tani kërkon “kokën e grekut” në Athinë

0
240

S’ka forcë që e ndal “bishën” shqiptare. Kikboksieri ynë, kampioni i botës në Selanik, Florian Marku, ka gjunjëzuar serbin në mes të Beogradit dhe tani kërkon kokën e grekut. Pas asaj fitoreje absolute të fundjavës, Floriani merr rrugën sërish drejt Greqisë, ku do përballet me kampionin e shtetit helen. “Tani e dua atë në ring, s’ka forcë që më ndal.

Unë jam kampioni këtu dhe shqipet bëjnë ligjin gjithandej. Fitoren jua dedikoj të gjithë mbështetësve të mi që më kanë mbështetur hap pas hapi dhe shqiptarëve gjithandej. Unë nuk do të ndalem këtu. Tani synoj titullin kampion dhe atë do e fitoj, në mes të Greqisë. Grekun do e ‘ha’ në ring, nuk lejoj të shkojë ndeshja deri në fund”, u shpreh kampioni dhe “luani” ynë pas ndeshjes së mbrëmshme në Beograd.

Kikboksieri shqiptar, Florian Marku, ka fituar me “nokaut” ndeshjen e zhvilluar të dielën në mbrëmje me kundërshtarin e tij serb. Takimi është mbyllur që në raundin e parë ndaj serbit, teksa përfundoi në tokë duke mos mundur që të ngrihet dot më. Shqipëria është me fat që ka njerëz të tillë, që e duan shumë flamurin kuqezi. Ai stërvitet çdo ditë nga rreth 5 orë.

SHARE