Rama dha lajmin e projektit për aeroport në Vlorë, Spahiu: Mjeshtër i mashtrimit

0
143

Teksa sot kryeministri Edi Rama dha lajmin se shumë shpejt mund të ketë një konkretizim për ndërtimin e një tjetër aeroporti në Vlorë, ka reaguar edhe deputeti i LSI-së.
Anëtari i komisionit të Ekonomisë, Përparim Spahiu ka deklaruar se edhe nëse do të pranohet

Kërkesa për investim në lidhje me këtë projekt kjo do të kërkojnë një kohë shumë herë më të gjatë se jo çka parashikuar Edi Rama, muajin qershor.

Reagimi

Mjeshtri i gënjeshtrës na përshëndeti sot atë të rradhës. Në Qershor fillon puna në kantjerin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës na tha.

Vetëm procedura per hartimin e projektit, miratimi i studimit te fizibilitetit, procedurat e garës për subjektin që supozohet se do të ndërtojë, procedura për supervizorin e projektit, negocimi i kontratës dhe miratimi i saj nga zinxhiri i institucioneve shtetërore, në rastin më të mirë nëse ky lajm është i vërtetë kërkojnë në rastin më optimal nga 9 deri 12 muaj.

Pra, zotëria në fund të këtij viti do të jetë duke na treguar të njëjtën përrallë. Kryeministër gënjeshtar, jeni jashtë afateve ligjore të miratimit të kontratës për Rrugën e Arbrit. Populli i Dibrës po pret. Boll me rrena e me foto. Bëj noj punë se për këtë paguhesh.

SHARE