Vdekja tronditëse, aktorët e serialit turk në zi

0
210

Vdekja në aksident e një pjesëtari të ekipit të serialit “Historia jonë” që po transmetohet aktualisht me shumë sukses në televizionin turk, “Fox Tv”, ka tronditur thellë aktorët.

Sipas “Hurriyet”, ditën e hënë ka vdekur shoferi i kamionit që transportonte gjeneratorët dhe dritat për xhirimet e serialit. Burak Deniz, i cili ndan rolet kryesore në serial me Hazal Kaya, e njohur në Shqipëri për rolin e Maralit, njoftoi nga profili i tij në median sociale se kishte ndërruar jetë shoku i tyre i punës, Kemal Bozdogan.

Ai po transportonte dritat dhe gjeneratorët për në Sariyer të Stambollit, kur humbi kontrollin e kamionit. Në aksident humbi jetën shoferi 40-vjeçar dhe u plagos një tjetër.

Me anë një postimi në rrjetet sociale, ekipi i produksionit të serialit “Historia jonë” i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të shokut të punës.

SHARE