Tenton të trafikojë drogë drejt Greqisë, por i dështon plani

0
247

Plani për të trafikuar drogë drejt Greqisë nuk ka shkuar siç shpresonte për një të ri nga Tepelena, që ka përfunduar në pranga.

Ditën e sotme, në vijën e dytë në pikën kufitare të Qafë Botës, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me doganën kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjetin tip “Ford” me targa AA 608 FD, me drejtues shtetasin L.Imera, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Si rezultat i kontrollit, u konstatua se në serbatorin e mjetit kishte ndërhyrje. Kjo solli dyshime të efektivët që gjatë kontrollit në brendësi të serbatorit gjetën 9 pako më lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 9.7 kg.

Nga ana e Strukturave Policore, u bë shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë i shtetasit L.Imera, 29 vjeç, banues në Tepelenë, ku prej Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve u kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për arrestimin e tij, njofton Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme

SHARE