Rama paralajmëron rikthimin e Blushit në media

0
197

Kryeministri Edi Rama ka komentuar largimin e Ben Blushit nga politika duke thënë se shpreson se do të përfitoi gazetaria.

“Shpresa është që të fitojë gazetaria në këtë rast. Të fitojë letërsia. Blushi është një njeri që ka dhunti të mjaftueshme dhe politikën s’e ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë. Politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, kurse fushat e tjera mund të fitojnë ndonjë gjë. I uroj të bëj më shumë se ç’mund të bënte përmes politikës”, tha Rama gjatë një interviste televizive.

Duket se kjo deklaratë e Ramës rikonfirmon atë që është përfolur së fundi në media se Ben Blushi do t’i rikthehet gazetarisë, andej prej nga u largua rreth 20 vjet më parë për t’iu futur politikës. Deri më tani është përfolur se ai do të marrë drejtimin e Top Channel.

SHARE