Operacion i madh antidrogë, 18 të arrestuar shqiptarë e italianë

0
257

Një operacion i madh antidrogë që përfshiu mbi 90 karabinierë të Kompanisë së Raguzës, të mbështetur nga karabinierët e “Cacciatori di Sicilia”, njësitë me qen dhe Bërthama e Helikopterëve, ka sjellë arrestimin e 18 personave të moshave nga 20 në 40 vjeç, midis tyre edhe disa shqiptarë

Operacioni “Flipper”, i autorizuar nga gjykata e Raguzës me kërkesë të Prokurorisë së Republikës, ka ardhur edhe pas kërkesave për ndihmë nga shumë prindër të preokupuar nga rritja e tregtisë së narkotikëve në shtëpitë e sheshet publikë të pjesës së sipërme të qytetit sicilian.

Hetimet e kryera në disa qytete kanë sjellë procedimin e 32 personave, pesë prej të cilëve në gjendje të lirë, ndërkohë që janë sekuestruar mbi katër kilogramë hashash e marijuanë, si dhe një sasi eurosh të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

SHARE