Trendi i ikjes vazhdon, pas pesë viteve nuk do të ketë asnjë mjek në Maqedoni

0
170

Rreth 170 mjek të rinj në vit largohen nga Maqedonia. Mungesa e specialistëve vërehet në gjitha spitalet më të mëdha dhe kjo do të jetë problem edhe më i madh në të ardhmen.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve në Maqedoni, në të gjitha tre fakultetet mjekësore në vend, për një vit diplomojnë rreth 200 studentë. Deri më 31 tetor të 2017-tës nga vendi janë larguar po aq sa kanë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, gjegjësisht 170 mjek të rinj.

Spitalet edhe tani nuk kanë mjek të mjaftueshëm, ndërsa në ndërkohë ikja e mjekëve vazhdon me tempo të pangadalësuar.

“Kemi mungesë të madhe të mjekëve, gjegjësisht të kuadrit të ri. Kjo ikje më vonë do të bëhet edhe dramatike. Në disa specializime kemi tre deri katër herë më pak kuadër, nga ajo sa realisht duhet”, tha për “Nezavisen”, Nenad Llazarov nga Lidhja e Specialistëve dhe Mjekëve të Rinj.

Si shembull ai përmendi mungesën e gjinekologëve. Për momentin aktiv janë 144 gjinekolog amë, prej të cilëve 43 janë në Shkup.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në përputhje me numrin e banorëve duhet së paku të ketë 400 gjinekolog. Nga ana tjetër për momentin specialist në gjinekologji ka vetëm 40.

Përkrah mjekëve, mungesë e madhe vërehet edhe në kuadrin e motrave medicinale. Spitalet më të mëdha private në Shkup, thonë se motrat medicinale japin dorëheqje që të shkojnë të punojnë jashtë vendit, ndërsa të rejat vëshitrë gjehen.

Nëse vazhdon ky trend i ikjes së mjekëve dhe motrave medicinale për të punuar jashtë vendit, atëherë pas gjashtë viteve nuk do të ketë kush të mjekojë qytetarët e Maqedoni

SHARE