Tragjedi në Shkup, 15 vjeçari humb jetën gjat operacionit

0
211

Një djalosh i moshës 15-vjeçare ka humbur jetën në Klinikën e Traumatologjisë gjatë vendosjes së anestezionit.
Ai është dërguar në spital pasi gjatë orës së edukatës fizike ka marrë lëndime në gjunjët. Në momentin që ka pranuar inhalacionin anestezik i riu ka humbur jetën.

Anesteologët thonë se nuk bëhet fjalë për alergji, por dyshojnë se bëhet fjalë për hipertermi malinje që ndodh shumë rrallë te pacientët që kanë mutacion gjenetik dhe në kombinim me anestezinë vihet në komplikim që shkakton vdekjen.
Nga Klinika e Kirurgjisë thonë se me siguri djaloshi e ka pasur këtë mutacion gjenetik që në mënyrë shtesë do të konfirmohet në Institutin e Mjekësisë Gjyqësore.

“Nuk ka gabim në anestezion, as që bëhet fjalë për reaksion alergjik, por me siguri bëhet fjalë për sjellje jo normale të organizmit drejt anestezikut dhe sipas shenjave klinike dyshojmë se është hipertermi malinje. Shenjat klinike janë të njëjta siç janë të shpjeguara në literaturën mjekësore”, konfirmuan për portalin NOVATV.
Komisioni i Klinikës është duke bërë hetime për rastin dhe gjatë ditës pritet të ketë më shumë informacione.

SHARE