Laura Nezha tregon sekretin e lidhjes së gjatë

0
319

Pak muaj më parë, aktorja dhe këngëtarja Laura Nezha foli për lidhjen e saj jetëgjatë e ftuar në emisionin e pasdites, tek “Rudina” në Tv Klan. Tha se kanë gjashtë vite bashkë, ai merret me biznes dhe nuk ka dëshirë të jetë person publik. Sigurisht, Laura e respektoi këtë dëshirë tijën pasi edhe vetë nuk që të jenë një çift mediatik.

Asokohe, Laura gjithashtu tha se s’është vajza e fustanit të bardhë dhe se nuk i ka qejf ceremonitë. Sot, e ftuar në “Jo vetëm modë”, aktorja sqaroi se s’do të martohet vërtetë apo se deklarata është marrë jashtë konteksti.

“Ndonjëherë këto gjëra merren shabllon dhe shkëputen nga një bisedë shumë e gjatë, por në fakt nuk jam kundër martesës. Unë jam shprehur në kontekstin që më joshin gjërat e bëra privatisht, që kanë ngrohtësi, sesa ceremonitë të mëdha dhe të bujshme. Në këtë sens. Sigurisht që nuk bëj plane dhe nuk eci me këto mendime se ç’do të ndodhë nesër. Nuk e konsideroj martesën si çelësin e lumturisë. Nuk përbën ai akt, apo ai nënshkrim për mua çelësin e lumturisë.

Ka rezultuar më mirë sepse është më jetëgjatë.”

Për Laurën, moskonsiderimi i martesës si hapi i pashmangshëm i radhës rezultoi shkaku i një marrëdhënieje të gjatë e të shëndetshme. Gjithashtu, mbajtja e lidhjes private luajti rolin e saj dhe Laura e kuptoi këtë falë nesh, mediave.

“Tani mediat sikur po më bëjnë ta kuptoj edhe unë cili është sekreti. Ndoshta ka të bëjë fakti që unë jam shumë protektive ndaj gjërave që dua dhe që janë të miat. Mbase kjo në privatësi që unë e ruaj me shumë fanatizëm ka ndihmuar që ç’është e jona, të mbetet aty, të mos jetë për sytë e të gjithëve. Mua kjo më bën të ndihem shumë më e sigurt dhe shumë më e lumtur.

Mbase njeriu ka dëshirë që t’ia ulërasë gjithë botës lumturinë e tij, por të them të drejtën për mua ka funksionuar shumë mirë jeta ime private. Më pëlqen shumë më shumë kështu dhe nuk besoj se do të ndryshoj mendim dhe pse shpeshherë shumë miq më thonë ‘s’i nuk u joshe ti të hedhësh një foto një herë.’”

SHARE