Paraburgoset një bullgar, kapet me marihuanë në kufirin Maqedoni-Serbi

0
170

Paraburgim prej 30 ditësh është shqiptuar për një shtetas bullgar, në makinën e të cilit mbrëmë në kalimin kufitar “Tabanovc” për dalje nga Maqedonia, u gjetën 17.6 kilogram, e dedikuar për shitje.

Prokuroria Publike në Kumanovë pas padisë së dorëzuar vendosi që të fillojë hetimet kundër bullgarit për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

“Mbrëmë në orën 00:15 në kalimin kufitar “Tabanovc” në dalje të Maqedonisë, për hyrje në Serbi gjatë kontrolleve në makinën “Peugeot 807″ me targa bullgare, është gjetur 71 paketa të marihuanës. Marihuana me masë të përgjithshme prej 17.655,5 gram ishte e dedikuar për shitje”, thonë nga policia.

SHARE