Tahiri nënshkroi marrëveshjen me Këshillin e Bashkësisë Islame për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Vushtrrisë

0
206

Nga sot qytetarët e Vushtrrisë nuk do të paguajnë shpenzimet për ceremoninë e varrimit në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi në mes të Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Vushtrrisë.

Në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërrnava dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi, i cili e nënshkroi marrëveshjen në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri.

Me këtë marrëveshje komuna merr përsipër të gjitha shpenzimet e varrimit për qytetarët në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

SHARE