Tetovë, drejtori i shkollës denoncon babain dhunues

0
180

Drejtori i një shkolle fillore në Tetovë ka denoncuar në polici se dy nxënëse të klasës së tetë i kanë rrëfyer atij, se shoqja e tyre 14-vjeçare ka qenë e keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht nga babai i saj. Drejtori më pas ka biseduar me vajzën e dhunuar cila e ka konfirmuar rastin. MPB-ja informon se vajza është kontrolluar nga gjinekologu dhe tani priten rezultatet. Babai i dyshuar për momentin është ndaluar në stacion policor në Tetovë.

SHARE