Pas 26 viteve i tregon të vërtetën djalit që e kishte kidnapuar, dhe rritur sikur të ishte djali i saj biologjik

0
237

Një ish-kujdestare e fëmijëve ka pranuar se kishte rrëmbyer djalin e punëdhënësit të saj, dhe e kishte rritur për plot 26 vite sikur të ishte djali i saj.

He Ksioping, 48-vjeçe, nga Nanchung i Kinës, pas shumë viteve ka pranuar para “djalit të saj” dhe policisë për atë se çfarë kishte bërë, megjithatë ai nuk po i beson dhe është shumë i bindur se ajo nuk po e flet të vërtetën.

Ajo ka pranuar se para se ta rrëmbente djalin e vogël kishte sjellë në jetë dy djemtë e saj, por që të dy kishin vdekur si foshnje sa ishin. Kështu kjo grua e pafat kërkoi nga bashkëfshatarët që ka këshillojnë, dhe ata i thanë se duhet ta rrit një fëmijë të huaj sikur të ishte fëmija i saj biologjik.

Dhe pa u menduar dy herë shkoi në qytetin Chungking me një letërnjoftim të rremë, ku edhe filloi të punojë si kujdestare të një djaloshi njëvjeçar. Pas tri ditëve ajo e rrëmbeu djalin dhe u kthye me të në fshatin ku kishte jetuar. I dha një emër tjetër Li Jinksin, ashtu siç ishte quajtur djali i saj që kishte vdekur.

Ky djalë sot i ka 27 vjet, kurse gjatë gjithë kësaj kohe askush nuk kishte shkuar në këtë fshat që ta kërkoj. Ksioping kishte menduar ta rikthej të familja e tij biologjike gjatë vitit 1995 pasi solli në jetë një vajzë, por frikësohej se mund të përfundonte prapa grilave.

“Kam bërë gjëra të tmerrshme. Por e kam rritur sikur të ishte djali im biologjik dhe gjithmonë e kam trajtuar si të tillë, ashtu siç edhe ai më trajtonte mua si nëna e tij biologjike”, ka deklaruar He.

Megjithatë, policia nuk mund ta akuzojë bazuar në këtë deklaratë, por kanë pranuar se kanë filluar hetimet.

Ata menjëherë kërkuan në data-bazën e tyre nëse ishte raportuar ndonjë fëmijë i zhdukur në ato kohë në regjionin ku ajo thotë se e ka rrëmbyer, por nuk gjetën asgjë.

Por, ajo është duke bërë të pamundurën që t’i gjej prindërit e tij biologjik, edhe nëse kjo do të thotë se ajo do të përfundojë në burg.

SHARE