Beatrix Ramosaj e ndan fitoren me Valon Shehun

0
249

Finalja e YFSF nuk ishte aq fatlume për Valon Shehun, i cili në fund të spektaklit ngriti kupën e fitores dhe e shijoi atë vetëm për pak minuta.

Një gabim kompjuterik ia dha atij kupën, por sipas pikëve të marra nga juria dhe kolegët, Trixa kishte një diferencë me 2 pikë nga Valoni.

Pas sqarimit nga produksioni dhe pas festës së dyfishtë, Trixa e ka ndarë fitoren me Valonin, madje edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët e kanë përshëndetur dhe uruar për këtë fitore të merituar.

Mbrëmë në fund të spektaklit YFSF ndodhi një ngatërresë. Vlerësimet nga juria për mua ishin:

Ҫani 10 pikë, Olta 10 pikë, Albëria 10 pikë.

Nga votat e kolegëve (Shpat Kasapi; Valoni Shehu) unë mora 10 pikë = 40 pikë në total. Nga një gabim kompjuterik mua m’u rrëmbye fitorja kur isha me 2 pikë avantazh. Më vjen keq që këtë fitore nuk e shijuam as unë, as Valon Shehu, por unë gjithsesi e ndaj fitoren me të.

Falënderoj të gjithë fansat dhe publikun në sallë që brohoriti emrin tim dhe që më mbështeten në ҫdo mënyrë të mundshme dhe më dhuruan dashuri nga ҫdo cep i rrjeteve sociale. Jam mërzitur për dy gjëra: – që ndodhi kështu me kolegun tim dhë që nuk m’u dha rasti ta ngreja kupën tonë (të fansave dhe timen) në atë skenë ku derdha kaq shumë djersë dhe dhe investova emocione që buronin nga thellësia e shpirtit.

Dhe ҫfarë nënkuptoj me fjalën “Kupë” nuk është një copë metali, por është dashuria dhe vlerësimi juaj. Gjithsesi, dua t’ju falënderoj dhe njëherë për ҫdo sekondë që më keni kushtuar në ҫdo formë. Ju dua! Do të ngremë shumë kupa të tjera dhe do t’i ngrejmë së bashku. Ju premtoj!

SHARE