Nëna e 3 fëmijëve u vra nga burri me sëpatë

0
279

Autori dhe viktima e mbrëmshme në Koplik ishin të dy me probleme mendore. Mjeku psikiatër Gjon Preçi tregon se nga se vuante burri që vrau me sëpatë gruan e tij. Viktima disa herë largohej nga shtëpia dhe çifti Barjakurtuaj përfundonte duke u rrahur.

Të dy trajtoheshin si të sëmurë mendorë. Megjithatë ishin prindërit e tre fëmijëve. Në familjen Bajrakurtaj në Koplik janë hapur dyert e mortit.

Një javë më parë autori Ylber Bajrakurtaj i shoqëruar nga vjehrri i tij në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor në Shkodër për vlerësimin pisiqik për çështjen e punës. Ai trajtohej me kemp që nga viti 1996.

Sipas mjekut neuro-psikiatër Gjon Preçi Ylber Bajrakurtaj ishte i diagnostiãkuar me “prapambetje mendore deri tek e moderuara dhe me mbivendosje të çrregullimeve psiqike”.

Nga informacionet e marra ne polici 42 vjeçari Ylber Bajrakurtaj pasi e vrau gruan me sëpatë, nuk u largua nga vendi i ngjarjes. Gjatë gjithë kohës deri në momentin e arrestimit ka qëndruar pranë viktimës. Kurse fëmijët ishin brenda në shtëpi dhe nuk guxuan të dilnin.

SHARE