Këngëtarja shqiptare, më në fund pranon hapur dashurinë

0
251

Megjithëse kanë disa kohë që përfliten për një lidhje dashurie, dy këngëtarët e njohur Ronela Hajati dhe Young Zerka, nuk kanë dashur të bëjnë asnjë koment për këtë, madje kanë dashur të duken si dy miq të mirë në sytë e publikut sesa më shumë se kaq.

E pyetur edhe në intervista, Ronela nuk ka dashur ta ndajë këtë pjesë të jetës private duke e thënë hapur se do ta ketë vetëm për vete: “Nuk dua të flas për këtë…” – tha ajo në një intervistë të fundit pak javë më parë duke ua bërë të qartë të gjithëve se do të flasë atëherë kur të dojë dhe, pavarësisht atyre që thuhen e shkruhen lart e poshtë, do të veprojë po njëlloj.

Megjithatë, duket se diçka ka nisur të tregojë. Ose ka nisur të ngacmojë. Megjithëse jemi mësuar që në udhëtime (për shkak të koncerteve ose jo), Ronela dhe Zerka të jenë bashkë, në këtë foto, këngëtari korçar është vetëm dhe me këtë rast, mes komenteve, ai i mikeshës së tij nuk mund të mungojë: “Mine – imi” – shkruan Ronela pas kësaj fotoje dhe komenti nuk mund të mos vihej re edhe nga miqtë virtualë të Zerkës: “E plase ti, s’e mbajte dot” – shkruan njëra prej komentueseve.

SHARE