Bella Hadid nuk njihet në kopertinën e British Vogue

0
254

Gigi dhe Bella Hadid u zhveshën nudo për të qenë pjesë e një seti bardh e zi nga British Vogue. Megjithse shumë folën për bukurinë dhe sensualitetin e fotos, nuk u la pas dhe fakti që motrat Hadid thuajse nuk njihen.

Bloggeri i VIP-ave, Perez Hilton, shkruan që motrat Hadid po kthehen në Kardashians. Ndërsa në Twitter, shumë persona shkruajnë se si Bella nuk ngjan aspak si Bella. E shumë të tjerë nuk ndihen aspak mirë nga ky cover.

Veç setit bardh e zi me photoshop të tepruar, motrat kanë dhënë dhe një intervistë për British Vogue. Gigi ka folur se sa e lidhur është me Bellën, e cila është vetëm 18 muaj më e vogël se ajo.

“Ajo është ndër të vetmit njerëz që unë do isha agresive.” – shprehet Gigi. – “Ajo më bën shumë krenare. Do të bëja çdo gjë për të.”

SHARE