Kim Kardashian ju tregon modelin e ri të flokëve!

0
441

Duam apo nuk duam ne, çdo ndryshim që Kim Kardashian bën në pamjen e saj, kopjohet menjëherë nga shumë vajza anë e mbanë botës.

Pas dy gërshetave, që Kim i bëri tendencë kudo, tashmë ka ardhur koha për një model të ri. Kim ka vendosur të eksperimentojë, me shumë gërsheta.

Përmes disa fotove vërtet provokuese në Instagram, Kim na tregon edhe modelin e ri të flokëve. Ndoshta juve nuk ju shkojnë sytë tek modeli, por shikojeni mirë pasi shumë vajza do të bëjnë të njëjtin ndryshim në look-un e tyre.

Kim ka treguar se frymëzimin për këtë ndryshim e ka marrë nga aktorja e famshme Bo Derek, e cila u shfaq me flokët gersheta në filmin “10”.

SHARE