Modelja shqiptare shfaqet përkrah Jennyfer Lopez

0
169

Jennyfer Lopez është padyshim një nga këngëtaret më të famshme dhe të dashura për miliona njerëz në mbarë botën dhe vetëm një foto më të shumë prej tyre e kanë ëndërr.

Por duket se modelja shqiptare Xhesika Berberi ka realizuar ëndrrën e saj dhe ka pozuar me Jlo.
Duket se modelja dhe këngëtarja e famshme Jennyfer Lopez kanë qenë të ftuara në të njëjtin event ndaj dhe kështu Xhesika ka përfituar për të bërë një foto me të.

Modelja shqiptare e cila karrierën e saj e ka ndërtuar në SHBA e ka postuar foton me këngëtaren më seksi në botë në rrjetin social Instagram, krah së cilës shkruan: “E bukura JLo ”.

SHARE