Dilemat e Qeverisë për lokacionin e Qendrës së re klinike

0
176

Qeveria ende nuk e ka zgjidhur dilemën se ku do të ndërtohet qendra e re klinike. Projekti për momentin është ndërprerë derisa të sqarohet se prej ku janë siguruar mjete për financimin e projektit ekzistues të nënshkruar nga ish-ministri, Nikolla Todorov, dhe firma e përzgjedhur zbatuese.
Por, sipas kryeministrit Zaev, procedura për zgjedhjen e zbatuesit ka qenë ligjore dhe i gjithë projekti udhëhiqet dhe kontrollohet nga Banka e Këshillit të Europës.

“Bëhet fjalë për një pjesë të qendrës klinike, do të thotë një pjesë e madhe e klinikave mbeten, ndërsa një disa pjesë do të ketë modernizim të brendshëm, një pezullohet dhe sillet në objekt, por me ndërtimin e kësaj pjese të qendrës klinike, në përgjithësi, për 50 vitet e ardhshme organizohet puna e qendrës klinike. Një pjesë e dilemës është edhe zgjidhja për komunikacionin. Nëse qeveria vendos që të mos ndërtohet qendra klinike në vendin ekzistues, duhet të paguaj penale prej rreth 5,5 milionë eurove, për arsye se është nënshkruar marrëveshje”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

SHARE