Rrahje në burgun e Idrizovës shkaku i ndryshimit të emrit

0
162

Grushta pas një zënke lidhur me kontestin e emrit të Maqedonisë ka ndodhur dje në burgun e Idrizovës midis dy të burgosurve, njofton portali Dosie.
Incidenti ka ndodhur në njësinë gjysmë të hapur të burgut, kur të burgosurit po diskutonin temën e ndryshimit të emrit. Por pas tensioneve dhe ngritjes së zërit, ngjarja ka kulmuar, me ç’rast dy të burgosur janë përleshur fizikisht.

Drejtoria e burgut ka regjistruar incidentin duke theksuar se është një rast banal që ka kulmuar me dhunë fizike. Njëri nga të burgosurit më të dëmtuar ka përfunduar në burg, për shkak të thyerjes së ashtit të hundës, ndërsa i burgosuri tjetër ka përfunduar në qelinë e vetmisë.

SHARE