Shqiptari tentoi të djeg veten duke rrezikuar 28 persona

0
249

Një azilkërkuesi shqiptar ka bërë jehonë te mediat gjermane për shkak se ka tentuar të vetëvritet duke djegur shtratin e tij dhe më pas për t’u shtrirë aty. Por fatmirësisht nuk ndodhi diçka e madhe, edhepse dëmet materiale llogariten në 10.000 euro.

“Edhepse nuk është plagosur asnjëri, ngjarja mund të merrte krejt kthesë tjetër,” përcjell botasot.info. “Në ndertesë jetonin 28 persona dhe 19 vjeçari shqiptar duheshte të përgjigjet për tentimin e djegjes së ndërtesës dhe rrezikimit të jetëve të personave tjerë në fillim të marsit 2017 në Neuburg.”

Por në ndihmë të shqiptarit ka ardhur psikologga që ka konstatuar se ai vuante nga depresioni dhe se veprimi nuk ka qenë për të vrarë të tjerët.

Procesi mund të përfundojë javën e ardhshme, por ndaj shqiptarit rëndon edhe një akuzë grabitje në një parfumeri gjatë gushtit 2016.

SHARE