Policia e nxori me autoblinda drogën nga Lazarati, Tahiri ua shiste trafikantëve

0
356

Akuza të forta janë bërë ndaj Saimir Tahirit në sallën e Gjyqit tek Krimet e Rënda. Duke folur në gjyq, Arbjon Aliko ka akuzua Saimir Tahirin si personin që i ka sulmuar.

Duke folur për aksionin e policisë në Lazarat të zhvilluar në vitin 2014, Aliko ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Saimir Tahirit.

Sipas Alikos droga e gjetur në Lazarat nuk është shkatërruar, por u është shitur trafikantëve nga policia.

‘Policia e Shtetit e nxorri drogën nga Lazarati me autoblinda. Më pas policia ua ka shitur drogën trafikantëve. Këtë e ka bërë Saimir Tahiri me banditët e tij’, tha në sallën e gjyqit Arbjon Aliko.

‘Sapo PS ka ardhur në pushtet ne na kanë sulmuar si fis’, ka thënë në sallën e gjyqit Arbjon Aliko, i cili është i arrestuar si pjesë e asaj që Ministria e Brendshme e quante ‘grupi i zjarrit’

Pritet dhënia e vendimit nga gjykata për dosjet ‘Lazarati 1’ dhe ‘Lazarati 2’.

SHARE