Të flesh më gjatë të ndihmon të humbasësh peshë

0
176

Ngado që ta shohësh, ngelet një lajm i mirë; edhe fle më gjatë, edhe humbet në peshë! Sipas një studimi të Kings College në Londër, është treguar se për të eleminuar kilogramët e tepërt është mirë që të rrish më gjatë në shtrat.

Ata që flenë të paktën 90 minuta më tepër, gjatë ditës, kanë më pak nevojë që të ‘ngushëllohen’ me sheqerna apo brumëra. Nga vëzhgimet e bëra është parë se në një javë, njerëzit që flinin më tepër, merrnin 10 gr sheqer më pak, gjatë ditës.

Gjumi, dieta dhe shëndeti kanë qenë gjithnjë të lidhur me nëjri tjetrin por ndikimet nuk kanë qenë kaq të qarta. Nga ana tjetër, nëse shkoni në shtrat në të njëjtën orë, e ndihmoni edhe më tepër metabolizmin. Mos harroni rëndësinë e çajrave qetësues, gjatë darkës, ose një gote qumësht, për ta pasur gjumin më të thjeshtë!

SHARE