BANORI I SARAJIT I REVOLTUAR ME AUTORITETET KOMUNALE: HEDH MBETURINAT PARA OBJEKTIT TË KOMUNËS

0
239

Një banor i komunës së Sarajit i revoltuar me faktin se autoritetet komunale nuk kanë mbledhur mbeturinat para shtëpisë së tij, ka vendosur që të njëjtat t’i dërgoj para objektit të komunës. Ai thotë se në këtë rast ka pasur një diskriminim ngase mbeturinat në këtë komunë mblidhen vetëm për ato shtëpi që kanë gjendje më të mirë financiare ndërsa anashkalohen ata familje që nuk qëndrojnë mirë financiarisht, edhe përkundër faktit se me rregull paguajnë obligimet e tyre për shërbimet komunale.

“Përkundër telefonatave që i bëra në Komunën e Sarajit për tu ankuar se pse nuk i kanë marrë mbeturinat, ata edhe në telefon nuk jepnin përgjigje konkrete duke më thënë se “numri që shkruan tek fatura e firmës e cila merret me marrjen e mbeturinave” nuk është përgjegjës për këtë punë….


I morra të gjithë masat e duhura mirëpo pa sukses, ndërsa rrugëdalja e vetme ishte që t’i ngarkoj në veturën personale dhe ti hedh mbeturinat para derës së Komunës e cila nuk po i kryen obligimet si duhet”, shkruan banori i Sarajit Sinan Ismaili.

Ai kërkon që autoritetet komunale të trajton të gjithë njerëzit njësoj, ndërsa ka shtuar se herën tjetër mbeturinat do t’i hedh brenda zyrës së kryetarit të komunës.

SHARE