Haraçinë, ngatërresë ndërmjet vëllezërve me pasojë një të vdekur

0
233

Në mëngjesin e ditës së sotme në afërsi të Haraçinës, Shkup, ka ndodhur një ngatërresë ndërmjet vëllezërish, me pasojë një të vdekur.

R.S (51), D.S (23), J.S (24) në njërën anë, si edhe N.S (46) dhe N.S (52) në anën tjetër, kanë patur një ngatërresë për shkaqe pronësore.

Pas arritjes së policisë, N.S (52) nuk ka qenë në vetëdije. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Policia ka ndërmarrë masa për të zbardhur rastin në fjalë.

SHARE