Qeveria e Maqedonisë shpall konkurs të ri për drejtorë, me afat të zgjatur

0
87

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shfuqizoi konkursin e shpallur më 31 janar për drejtorë dhe zv.drejtorë. Në gazetat ditore dje u shpall konkurs i ri për korrigjimin e konkursit paraprak për plotësimin e 69 vendeve të drejtorëve dhe 25 zv.drejtorëve. Në pyetjen e “Makfaks” për atë se çka është qëllimi i shpalljes urgjente të konkursit, nga Qeveria deklaruan se gjithçka është në kuadër të ligjit dhe nuk ekziston asnjë qëllim në afatet e shkurtuara të shpalljes së konkurseve.

Në pyetjen nëse kryerësit e detyrës së drejtorit në këto institucione, të cilëve iu përfundon mandati, do të kenë kohë të mjaftueshme për të përgatitur dokumentet e nevojshme për të aplikuar në konkurse, nga Qeveria thonë: “Bëhet fjalë për poste të larta dhe të gjithë kandidatët që do të aplikojnë do të jenë të vetëdijshëm se kriteret për ato vende pune duhet të plotësohen në tërësi”.

SHARE