I çon gabimisht mesazh të dashurit se ka shkuar me një tjetër, adoleshentja i bën gropën vetes

0
199

”Unë të dua, duke e ditur që ti më urren është e mjaftueshme”

Ky ishte teksti i fundit tragjik i një 17 vjeçareje e cila vari veten pasi i dërgoi gabimisht një Snapchat të dashurit të saj duke zbuluar se ajo kishte flejtur me një burrë tjetër.

Studentja e kolegjit, Charlotte Guy, po i dërgonte mesazh një mikut të saj për t`i rrëfyer gabimin, se kishte tradhëtuar të dashurin me një tjetër.

Por, gabimisht ajo ia dërgoi mesazhin të dashurit të saj.

Pasi e kuptoi atë që kishte bërë, vajza i dërgoi një mesazh ku i kërkonte ndjesë për gabimin e saj.

Më pas, studentja u gjet e varur pranë St John Rigby College në Wigan, ku ajo kishte studiuar kujdesin shëndetësor.

SHARE