Ngasësja e parë e autobusit në Kosovë vozitë autobusin 18 metra të gjatë

0
195

Hava Muhaxheri nga Manastrica e Ferizajt është vozitëse e autobusit, ajo punon si vozitëse e studentëve për një Kolegj privat në Ferizaj, ajo drejton një auobus gati 18 metra të gjatë, ajo ka thënë se nuk e ka problem vozitjen.

Ajo ka thënë se nuk e ka të vështirë vozitjen e autobusit dhe kjo ide ka thënë se i ka ardhur pas vizitës në Itali, ku atje ka parë shumë femra të cilat kanë punuar si vozitëse të autobusit.

“Jo nuk po e kam vështir, unë jam e kënaqur sepse e bëjë vozitjen me dëshire. Pasi jam kanë një muaj në Itali, përcjellëse e një të sëmuri, dhe aty kam parë që shumë femra duke vozitë dhe më ka lind ideja për më tu bërë edhe vetë vozitëse”, ka thënë Hava Muhaxheri.

SHARE