Prangoset 35 vjeçari me 30 doza heroinë

0
203

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35 vjeçar me akuzën për shitje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Fatmir Jonuzaj, banues në Vlorë dhe sipas njoftimit të policisë

“Ky shtetas është kapur nga shërbimet policore në lagjen ”Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur ”Tre Serviset”, me 30 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, me peshë 3.6 gramë”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për te ndjekur rastin.

SHARE