‘Keriman’ së shpejti me serial të ri, por si femër problematike

0
185

Aktorja turke, Nursel Kose, në Shqipëri u bë e njohur si “Keriman” nga seriali “Fate të kryqëzuara”

Nursel Kose në rolin që ka pasur e tregon një femër lakmitare dhe shumë problematike, një nga ato femra, që asgjë nuk i ikën nga veshi i saj. Pas suksesit të madh në këtë serial, ajo ka fituar një rol në serialin “Oborri”, i cili shumë shpejt do të fillojë të transmetohet në Turqi.

Nga trileri i serialit duket se ajo përsëri do të shfaqet në rolin e një femre problematike. Ndryshe, Nursel Kose vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku përveç fotografive jeta profesionale, herë pas here ndan me fansat e saj momente nga jeta private.

SHARE