Fillon me punë hotel Mercure në Tetovë

0
420

Tetova tanimë është pjesë e hartës botërore të Hoteleve më prestigjioze në botë pjesë e grupacionit françez Accor hotels.

Mbrëmë në mënyrë solemne u bë hapja e hotelit Mercure në qendrën tregtare Remall në Tetovë, pronë e kompanisë Renova. Hotel Mercure është një hotel super Modern me 5 yje, që ngërthen në vetvete disa restorante, salla për seminare, konferenca, takime biznesi dhe manifestime të ndryshme familjare, dhe mbi 100 dhoma të kategorizuara në 8 kategori, në mesin e të cilëve edhe disa aparamente dhe suita luksoze.

Hotel Mercure është pjesë e grupacionit Accor e cila në botë disponon mbi 4 mijë hotele me rreth 400 mijë shtreter.

Qyteti i Tetovës më në fund ka në dispozicion një hotel me 5 yje, e cila është në gjendje të pranojë dhe t`ju ofrojë kushte maksimale turistëve nga çdo cep i botës duke ju ofruar komoditet, kushte ideale dhe rekreacion në ambientet e saj.
Në një fjalim rasti para të pranishmëve, presidenti i kompanisë Renova zotëri Shefki Idrizi bëri një rezyme të shkurtër për këtë investim kapital.
Drejtori i kompanisë Akor për Europën Juglindore tha se ky hotel që hapet në Tetovë është i njejtë me hotelet e këtij grupacioni si në Londër, Nju York, Berlin e në qytete të tjera të botës dhe Tetova sot e tutje do të jetë pjesë e një familje të madhe të hoteleve prestigjioze gjë që I ka munguar deri më tani.

Në solemnitetin e hapjes së hotelit Mercure në Tetovë ishin të ftuar bashkëpuntorë, miq dhe afarist nga të gjitha trevat shqiptare të cilët patën rastin që për herë të parë të vizitojnë ambientet e këtij hoteli.


E veçanta e këtij hoteli është qasja profesionale e menaxhimit sepse nga fillimi janë punësuar menaxhues profesionist nga vende të ndryshme të rajonit dhe rreth 60 puntorë të tjerë të profileve të ndryshme të cilët një kohë të gjatë janë trajnuar në hotelet më prestigjioze të grupacionit Akor.


Përndryshe, Hotel Mercure pas kompletimit të SPA Qendrës dhe restorantit panoramik në katin e 15 të këtij hoteli, në fund të muajit Prill do të bëjë hapjen e saj të madhe, duke organizuar një MEGA OPEN dhe përmbylljen e një investimi kapital të kompanisë Renova në qytetin e Tetovës.

SHARE