Zidane: E shoh Iscon përjetë te Real Madridi, Ronaldo në formë

0
244

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka komentuar zërat se mesfushori Isco do të largohet në fund të sezonit.

Sipas Zidanes kjo nuk do të ndodh dhe e shoh Iscon përjetësisht te Reali.

“Dua që Isco të qëndrojë këtu gjatë gjithë jetës së tij. Ai e ka treguar dashurinë për këtë klub, do ta bëjë gjithmonë. Zërat e tjerë i konsideroj të rreme”.

Isco gjatë ndeshjen së Superkupës së Evropës

Gjatë ditëve të shkuara u fol se shumë klube vetëm kanë filluar të mendojnë për ofertat e tyre në drejtim të Real Madridit për spanjollin.

Ai po ashtu komentoi edhe situatën e Ronaldos që nuk po arrin ta gjejë rrejtën sikurse vitin e shkuar.

“Besoj se Cristiano tani është më i motivuar se kurrë për të treguar atë që është i aftë ta bëjë”.

“Ai e ka dëshmuar potencialin e tij. Ai gjithmonë ka treguar se është lojtar i ndeshjeve të mëdha”, ka thënë Zidane.

Real Madridi po kalon formë të dobët këtë sezon, ndërsa ka mbetur jashtë garës për titull.

SHARE