Besa Kokëdhima i del në mbrojtje Luana Vjollcës

0
330

Kur bëhesh një personazh i njohur publik, duhet të “pranosh” edhe pasojat që të sjell fama. Sidomos moderatorja e njohur Luana Vjollca që është një personazh kaq i komentuar dhe i ndjekur nga 1 milion njerëz në Instagram.

Bukuroshja e ekranit me siguri është mësuar të lexojë gjëra nga më të ndryshmet për veten e saj, dhe kjo gjë nuk i bën përshtypje.

Ndoshta mund t’ju duket çudi por këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka reaguar në instastory ndaj një lajmi që është shkruar për Luanën.

Në lajm shkruhej se Luana ka lënë nam pasi ka vendosur syze në borë. Besa e indinjuar i ka dalë në mbrojtje Luanës. Teksa publikon foton e lajmit ajo shkruan “Ju e dini që syzet janë të domosdoshme në borë apo jo?! Keni dëgjuar ndonjëherë që reflektimi i rrezeve të diellit dëmton sytë?”.

SHARE