Zemra e Jon Gjebreas nuk qenka tek e dashura, por tek diçka tjetër

0
270

Si të gjithë ne, edhe djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, ka pasionet dhe dëshirat, të cilat sa herë i jepet mundësia i vë në jetë.

E një të ngjashme me të, me siguri që e kemi edhe ne. Në foton e fundit që ai ka postuar në instastory, ai ka bërë publike një meme e cila shtron pyetjen se “ku është zemra jote”!

Dhe ne nuk kishim hamëndësime për zemrën dhe dashurinë e Jon Gjebreas, të cilën ai e kurorëzoi në fejesë vetëm pak kohë më parë. Ju mendoni se është partnerja e tij simpatike, Merlin Haxhiymeri?

Ajo është e padiskutueshme, dhe asfare nuk kishim dyshime për këtë, por vet Joni ka preferuar që në kuadrin e shakasë, ta vendos zemrën në krah të një cope pice. Me sa duket ai është një “pizza lover” dhe këtë gjë ka zgjedhur ta ndaj edhe me ndjekësit e tij virtual.

Me siguri edhe e fejuara e tij, Merlin e ka mirëkuptuar këtë shaka të tij, pasi të gjithë jemi “pizza lovers”!

SHARE