Burri gjendet i pajetë në shtëpinë e tij

0
205

Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku 80-vjeçari i identifikuar si Miti Mitraj është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Ata kanë njoftuar policinë, e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Nga hetimet e para është zbuluar se ai kishte shenja dhune nëpër trup.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por po hetohet edhe për një krim ose infrakt. I moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij në Selenicë.

SHARE